Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës

Pas reshjeve të dendura të borës gjatë natës dhe ditës së sotme në Kosovë, Policia e Kosovës ka njoftuar se temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë akull në rrugë dhe ka kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve

Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull andaj kërkohet kujdes dhe se qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

“Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje aty theksohet se “tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika