Policia e Kosovës arreston në Leposaviq “bashkëpunëtorin e Vulinit”

Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb në Leposaviq të dyshuar për vjedhje të identitetit. Sipas organeve të drejtësisë, ai kishte identitet tjetër me pasaportë të Serbisë e tjetër me të Kosovës. Sipas mediave, i arrestuari është person i afërt me ish-shefin e Shërbimit Sekret Serb, Aleksander Vulin

Ilustrim

Tash e një vit Policia e Kosovës kishte informacione për aktivitetin e dyshimtë të Marko Knezheviqin, por ka arritur që atë ta arrestoj mbrëmjen e së mërkurës.

Ai u kap në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti”.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ne kemi pas informacion se ky person ka identitet të dytë, tash kemi has në këtë person, pastaj është sjell këtu dhe jemi shku edhe në banesën e tij,  ku kemi gjetë prova. Ky ka një identitet në pasaportën serbe dhe një identitet tjetër,  në pasaportën e Kosovës”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Siç kanë raportuar mediat serbe, i arrestuari është njeri i afërt me ish-shefin e Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Sipas Policisë, kjo do të konfirmohet në një kohë tjetër.

“A ka qenë i afërt me Vulin apo më një person tjetër, atëherë do të dal gjatë hetimeve, ne nuk e dim”, tha Elshani.

Derisa hetimet po zhvillohen, Prokuroria në Mitrovicë, do të kërkojë paraburgim për dy vepra penale.

“Për personin me iniciale M.K, gjatë ditës do paraqitet kërkese për paraburgim për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, tha Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Derisa,  sipas raportimeve, i njëjti për disa vite punoi për rrjetin “Most” si gazetar, përkatësisht anëtari i bordit.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika