Policia e Kosovës: Dy sulme seksuale të raportuara në Komunën e Prishtinës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore të cilët dyshohen për sulm seksual. Të dyja rastet kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës

Uniforma e policisë së Kosovës

Dy sulme seksuale janë raportuar në Policinë e Kosovës, në komunën e Prishtinës.

Në njërin rast, një person i gjinisë mashkullore sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se i ka sulmuar seksualisht dy persona të gjinisë femërore, i njëjti më pas është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në raportin e policisë, po ashtu është raportuar edhe një rast i sulmit seksual, i dyshuari i gjinisë mashkullore është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, përsëri në Komunën e Prishtinës është raportuar për një rast të ngacmimit seksual nga një i dyshuar mashkull i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër nga Kosova.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika