Policia e Kosovës e “siguron mirë” Ana Bërnabiqin

Me një nivel të lartë të sigurisë, është përshkruar vizita në Kosovë e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq. Për këtë vizitë, Policia e Kosovës ka hartuar një plan të veçantë, të cilit pjesëtarët e policisë u desh t'i përmbaheshin pikë për pikë

Autokolona e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq

Në Zveçan ka mbërritur për një vizitë të rrallë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Prandaj, e gjithë hapësira është mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ata po përkujdesen që e gjithë vizita, të kaloj pa incidente.

Shumë vetura të Policisë së Kosovës, por gjithashtu edhe vetura të mbrojtjes së afër të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e kanë shoqëruar atë në vizitën e saj në Kosovë

Pjesëtarët e Policisë kanë detyra të ndryshme.

Dy persona, i qëndrojnë afër përgjatë tërë kohës delegacionit nga Serbia.

E dikush tjetër, e vështron me kujdes gjithë atë që po ndodhë (një polic me armë brenda veturës).

Bërnabiq pas rrugës së gjatë dhe vizitave në dy lokacione të ndryshme, pushimin e drekës e bënë në një restaurant në atë zonë.

Përderisa ajo drekon, dikush tjetër përkujdeset që të mos ndodhë asgjë e paparashikuar.

Nivel i lartë i sigurisë, është parë edhe kur e para e qeverisë serbe ka vizituar një qendër multimediale në veri.

E përveç, Policisë së Kosovës, të angazhuar kanë qenë edhe mbrojtje e afërt e kryeminitres së Serbisë.

Gjatë ditës, institucioni kryesor për mbarëvajtjen e sigurisë në vend, ka lëshuar një njoftim.

Këtu u tregua se përgjatë ditës në veri të Kosovës, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika