Policia e Kosovës ende nuk ka arritur t’i arrestojë sulmuesit e gazetarit Valon Syla

Policia Kosovës ka thënë se rasti i sulmit ndaj gazetarit Valon Syla është nën hetime

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, ku e ka cilësuara sulmin ndaj tij si një “lëndim të lehtë trupor”, por policia nuk ka arrestuar ende askënd për këtë sulm ndaj gazetarit, ndërsa ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla  “me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale”.

Gazetari Syla në një prononcim për RTV Dukagjinin menjëherë pas sulmit nga QKUK, ka thënë se ai është sulmuar nga tre fanatik islamistë dhe se nuk ka pësuar dëme të rënda trupore.

Nga ana tjetër RTV Dukagjini ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku është sulmuar gazetari Valon Syla.

Pamje ekskluzive të RTV Dukagjini nga vendi i ngjarjes ku është sulmuar gazetari Valon Syla

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika