“Policia e Kosovës është e aftë dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme të përballet me këto struktura kriminale”

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla (Foto nga arkivi)

“Policia e Kosovës është e aftë dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme të përballet me këto struktura kriminale”, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Më tej, Sveçla ka thënë se janë duke i bërë vlerësimet se si të përballen me këto grupe kriminale kur të jetë koha më e përshtatshme.

Pamjet që janë shfaqur të dielën e 18 dhjetorit në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas tij janë një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës.

Foto shkëput nga video (ilustrim)

“Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të republikës sonë” , ka shtuar ai.

“Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjese të qytetërimit evropian”.

“Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd, edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar”, ka theksuar Sveçla.

Tutje, Sveçla ka thënë se vetëm Rusia dhe Serbia kanë qenë ato dy shtete të cilat pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndezur luftëra në kontinentit evropian.

“Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën”, ka përfunduar Sveçla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika