Policia e Kosovës fton serbët që t’i bashkohen

Policia e Kosovës ka hapur të martën një konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj të cilët do të angazhohen në Drejtorinë Rajonale të Veriut. Konkursi është hapur vetëm për minoritetet. Policia nuk ka treguar se sa pjesëtarë të rinj synon t’i punësojë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Sikur dorëheqjet, zyrtarët policor dorëzuan edhe të gjitha pajisjet e tyre, në stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Gjashtë muaj pas, ata po synohet të zëvendësohen.

Policia e Kosovës ka hapur të martën një konkurs, në të cilin kanë të drejtë aplikimi të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë.

Në një përgjigje të shkurtë për Televizionin, nga Policia nuk kanë treguar për numrin e zyrtarëve të rinj që synojnë t’i pranojnë përmes konkursit.

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe referuar kërkesës suaj  për  konkursin për zyrtarë policorë të shpallur dje, mundësi punësimi sipas kushteve të parapara të konkurrimit kanë aplikantët për të gjitha minoritetet”.

Të gjithë ata që synojnë të bëhen policë, duhet të jenë mes moshës 18 dhe 30 vjeç.

Ky kusht do t’ua pamundësoj shumicës së të dorëhequrve që të aplikojnë përsëri.

Sikur të dorëhequrit, edhe kandidatët e rinj për policë, pritet të përballen me një sfidë të madhe.

“Serbët atje realisht po kanë probleme me Listën Serbe, po ju djegen veturat, shtëpitë, sado që po marrin pjesë në një aktivitet institucional ose realisht po integron brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Ashtu siç kam biseduar me ministrin dhe me qeverinë, shpresojmë se do të ketë edhe interesim, ashtu siç ka pasur edhe në konkurset e kaluara, ashtu siç edhe janë pranuar ta themi komunitetet në këtë rast në konkurset e kaluara”, ka thënë Arbër Rexhaj, deputet i VV-së.

Si të vështirë pjesëmarrjen e serbëve në këtë konkurs, e sheh edhe ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

“Është pikëpyetje e madhe se a do të paraqiten djemtë dhe vajzat e reja atje që të konkurrojnë në konkursin për kadetë dhe policë, për shkak të presioneve që ju bëhen nga jashtë, nga Lista Serbe dhe elementet kriminal që jetojnë në veri. Shpresojmë që ata të aplikojnë dhe policia e Kosovës sa më shpejtë që është e mundur t’i mbushë radhët me atë pjesë të komunitetit që i duhet atje”, ka thënë Qalaj, deputet i PDK-së.

Për t’i zëvendësuar rreth 550 zyrtarët e dorëhequr, Policia e Kosovës kishte hapur një konkurs të njëjtë edhe në fillim të janarit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika