Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e Mujkës e Muzliukajt

Përpos 60 mijë eurove, Policia e Kosovës bën të ditur se të arrestuarëve u janë sekuestruar telefona, laptopa dhe jo vetëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tashmë ka konfirmuar arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Se çfarë iu sekuestrua dy të lartcekurëve pas kontrollit të dy lokacioneve nga Policia e Kosovës, tregon raporti 24-orësh i Policisë.

Përpos 60 mijë eurove, të arrestuarëve u janë sekuestruar telefona, laptopa dhe jo vetëm.

“Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin  se  të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit  në  shtëpitë dhe banesat  e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Prokuroria bëri të ditur se të dy dyshohen se me dashje e kanë shfrytëzuar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë. Si “keqpërdorim i pozitës zyrtare” është cilësuar rasti edhe në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika