Policia e Kosovës jep detaje për personat e sulmuar në Leposaviq dhe Jarinjë

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmeve që ndodhën në veri të vendit ndaj disa qytetarëve, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë

Është raportuar se tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovar/e në Leshak, Leposaviq,  janë sulmuar nga persona të dyshuar, të cilët kishin vendosur barrikada gjersa ishin duke lëvizur me veturë në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, bën të ditur Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmeve që ndodhën në veri të vendit ndaj disa qytetarëve, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.

Bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është nën hetime.

Ndërkaq, tre viktimat meshkuj kosovarë janë ndaluar nga persona të armatosur përgjatë lëvizjes me kamion në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi.

Nga ata, tre viktimat meshkuj janë sulmuar edhe fizikisht.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për cështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Fillon largimi i barrikadave nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika