Policia e Kosovës jep detaje për zjarrin në disa fshatra të Mitrovicës

Përmes raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se zjarri i së shtunës në Mitrovicë nuk ka lënë asnjë të lënduar dhe se ky i fundit ishte lokalizuar vetëm pjesërisht

Zjarri në rajonet e Mitrovicës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zjarri i djeshëm në Mitrovicë është lokalizuar pjesërisht duke vazhduar kështu në përmasa më të vogla.

Disa zjarre kanë shpërthyer në veri dhe jug të Mitrovicës përgjatë së shtunës në malet e fshatit Zasellë, më saktësisht në Kodrën e Cërrnushës.

Për Policinë e Kosovës, rrethanat se si ka filluar zjarri në këtë pjesë të Kosovës ende janë të panjohura.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fshatin Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Raporti zbulon se banorët e dy shtëpive që rrezikohesh nga zjarri janë evakuuar.

Përgjatë të shtunës, Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni tha për RTV Dukagjini se nuk ka nevojë për evakuim të banorëve.

Zjarri vazhdon në fshatin Zasellë të Mitrovicës, por nuk ka nevojë për evakuim të banorëve

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika