Policia e Kosovës: Ka mjaftueshëm policë të angazhuar në veri

Policia e Kosovës ka thënë se ka angazhuar mjaftueshëm pjesëtarë të saj për mbarëvajtjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Lokale

Të gjitha planifikimet operacionale dhe të nevojshme janë marrë nga Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, kjo e fundit ka bërë të ditur se janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

“Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm”, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, PK-ja ka inkurajuar qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë.

“Synimi i PK-së si çdoherë mbetet që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale, të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend. Po ashtu, vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në komunikatë.

Materialet e ndjeshme të votimit kanë arritur me vonesë në njërën nga qendrat e votimit në Zveçan.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika