Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e një të dyshuari për dhunim.
“Personi i dyshuar është: Florian (Ruzhdi) Fila, i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjakovë”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Lidhur me rastin ‘Dhunim’ pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë”, vijon komunikata.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.