Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municion në Skenderaj

Fotoilustrim

Të premten e 16 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasdites së kësaj të premte, Policia në Skenderaj ka konfiskuar disa armë dhe një sasi të municionit.

“Konfiskimi i armëve është realizuar në kohen kur njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur tetë (armë të shkurtra (pistoleta) të kalibrave të ndryshme dhe municion në sasi prej 520 copë të kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje Policia ka njoftuar se në cilësi të të dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar personi L. Z., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar nga ana e policisë dhe do te procedohen ne cilësinë e provave materiale”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash potencohet se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet e mëtejme do të vazhdojnë ne lidhje me këtë rast.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika