Policia e Kosovës mbështet gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Policia e Kosovës ka uruar që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme

Ilustrim

Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook‘, Policia e Kosovës ka shkruar rreth përkrahjes dhe bashkëpunimit të Policisë si institucion ndaj mediave dhe gazetarëve në përgjithësi.

Policia e Kosovës ka uruar që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme.

”Duke njohur sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe mediat në realizimin e detyrave të tyre, Policia e Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, shpreh mbështetjen ndaj tyre dhe uron që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme dhe profesionale në interes të qytetarëve dhe vendit”,thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, PK-ja ofron edhe ndihmën për mediat dhe gazetarët, në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit në mënyrë që të krijohet një ambient më i mirë dhe i sigurt.

”Si institucion i zbatimit të ligjit edhe në të kaluarën, por edhe tani jemi të përkushtuar në ofrimin e ndihmës në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit me mediat dhe gazetarët, në mënyre që të ju krijohet një ambient më i mirë dhe më i sigurt në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë dhe vendit”, është shkruar në njoftimin e Policisë.

Në përfundim, Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me mediat në kultivimin dhe avancimin e mëtejmë të lirisë së shtypit.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika