Policia e Kosovës mbetet reaguesi i parë i sigurisë në veri 

Dorëheqjet i dorëzuan të dielën ndërsa sot gjatë gjithë ditës serbët kanë dorëzuar armët zyrtare në stacionin kryesor në Mitrovicën Veriore. Përkundër kësaj ekspertët e sigurisë thonë se serbët e dorëhequr në komunat veriore kanë të drejtë të rikthehen në uniformën e policisë brenda 30 ditësh

Policia e Kosovës





Për dallim nga e diela sot janë më pak në numër, por për të njëjtin mision. Dorëheqjen nga detyra dhe uniforma për të cilën shërbyen për më gjatë se një dekadë.

Policë patrullues, hetues të krimit, e punonjëse të administratës, ditën e hënë ia mësynë stacionit kryesor për rajonin e Mitrovicës Veriore.

Serbët sot po dorëzojnë armët dhe pajisjet tjera si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës.

RTV Dukagjini merr vesh se në disa stacione policore të komunave veriore tashmë ka filluar zëvendësimi i tyre. Megjithatë, ka ende punonjës serb në detyra të ndryshme brenda stacioneve.

Dorëheqja e tyre ka shtuar prezencën e policëve të EULEX-it, por pa e ndryshuar misionin e tyre e të Policisë së Kosovës.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në Kosovën veriore. Gjithashtu, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NjPS), e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, ka shtuar më tej patrullimet mobile të vëzhgimit në Kosovën veriore për informim të shtuar të saj rreth situatës. NjPS, e cila është e stacionuar në Mitrovicë, është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX është reaguesi i dytë i sigurisë, dhe NATO/KFOR reaguesi i tretë i sigurisë. Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, NjPS e EULEX-it do të angazhohet vetëm me kërkesë eksplicite të Policisë së Kosovës”, thuhët në një njoftim të EULEX-it.

Në përputhje me këtë përgjigje është edhe situata në terren. Në afërsi të kufirit në Jarinjë, EULEX-i qëndron krah njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Njësisë kufitare dhe Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë tash i është shtuar edhe përkrahja e njësive speciale.

Edhe në pikën kufitare ka ardhje të reja, jo njësi speciale por policë kufitar nga Dheu i Bardhë dhe kufiri nga në Merdar.

Pika kufitare në Bërnjak

Qarkullimi në këtë pikë kufitare po vazhdon normalisht. Të shtunën në orën 16:00 detyrën e kanë lënë zyrtarët policorë nga komuniteti serb, ndërkaq kanë mbetur vetëm zyrtarë doganorë. Persona të cilët orët në vazhdim pritet të japin dorëheqje

Të fundit policë kufitar ngjashëm me serbët tjerë dorëzuan pajisjet dhe u larguan nga kufiri.

“Këta zyrtarë policor sipas procedurave të brendshme administrative kanë të drejtë të rikthehen brenda një intervali kohorë prej 30 ditësh. Kjo vlenë nga dita e aplikimit për dorëzim”, ka thënë njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

Drizan Shala, njohës i sigurisë

Shala thotë se nuk përjashtohet që edhe serbët e komunave jugore të Kosovës të braktisin uniformën e Policisë. Sipas tij, ata po presin nëse Qeveria Kurti do të ndryshojë qëndrim para 21 nëntorit, periudhë kur fillon gjobitja për targat ilegale.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika