Policia e Kosovës në aksion kundër narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e zhvilluar një aksion policor në vazhdën e aksioneve për parandalimin e narkotikëve

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në vazhdën e aksioneve për luftimin dhe parandalimin e narkotikëve, është duke u zhvilluar një operacion policor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se ky operacion është duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorinë.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka njoftuar Kelani.

Policia ka bërë të ditur se do të ketë informata më të hollësishme gjatë ditës kur edhe do të përfundoj aksioni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika