Policia e Kosovës njofton për largimin e një oficeri doganor nga puna

Një oficer doganor ka shkelur detyrën e tij duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar të tij

Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Dogana e Kosovës ka bërë njoftimin për largimin nga detyra të një zyrtari policor i cili gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

“Prishtinë 2 gusht 2022. Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit egziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.”, kanë shkruar në Facebook.

Në mënyrë që të evitohen këto shkelje të ligjit Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët  të njoftojnë  secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Aplikacioni eDogana është lansuar për lajmërimin e parregullsive dhe të sjelljeve jo profesionale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika