Policia e Kosovës njofton se festimet e Vitit të Ri kanë kaluar pa incidente serioze

Policia e Kosovës ka raportuar se festimet e fundvitit dhe Vitit të Ri 2024 kanë kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha

Policia e Kosovës ka njoftuar se duke iu referuar urdhrit operativ të përgatitur për festat e fundvitit dhe fillimin e vitit të ri 2024, dhe bazuar në rastet e raportuara, vlerëson se ka kaluar “një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore”.

“Në fokus të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ka qenë mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare, përfshirë aeroportin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se duke u bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot moteve, ka kaluar kryesisht i qetë, nuk është raportuar ndonjë rast apo incident madhor me pasoja fatale, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

“Mund të veçohet një rast në Prishtinë, i cili në konsultim me prokurorin, policia e ka iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku një plumb bredhës ka goditur një qytetare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor, dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë”, vijon aty.

Njëherit, Policia e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët që ky vit i ri (2024) të jetë vit i mbarë për të gjithë, të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim, ku qytetarët e të gjitha komuniteteve të jetojnë dhe veprojnë të sigurt, të qetë dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika