Policia e Kosovës pranon nga Gjermania donacion me pajisje me vlerë gjysmë milioni euro

Policia e Kosovës, të enjten e tetë dhjetorit, ka pranuar nga Gjermania donacion me pajisje me vlerë gjysmë milioni euro





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pajisjeve të dhuruara për Policinë e Kosovës me vlerë prej gjysmë milion eurosh, ka thënë se të njëjtat do të ndihmon në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandës dhe krimit.

Sveçla ka theksuar qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i informacioneve për migracionin e paligjshëm, lëvizjet e paligjshme dhe të organizuara të njerëzve, falsifikimin e dokumenteve dhe aktivitetet që lidhen me emigrimin e paligjshëm.

“Donacioni që Qeveria gjermane ka dhuruar për policinë kufitare do të lehtësojë punën tonë dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenien njerëzore, mallra, kontrabandës dhe krimit me pajisjet më të fundit teknologjike. Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën gjermane në Prishtinë. Në korrik është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit të projektit për partneritete të përbashkëta evropiane mes policisë federale gjermane dhe atë të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas ministrit Sveçla, kjo marrëveshje parasheh edhe ngritjen e hetimeve paralele dhe ekipeve të përbashkëta të hetimit në mes të dy policive.

Ndërkohë, ai ka potencuar se janë duke vazhduar edhe trajnimet për policinë kufitare nga inspektorët e policisë gjermane.

“Ashtu siç ne i zotohemi qytetarëve, po ashtu i zotohemi edhe aleatëve dhe partnerëve tanë, se sundimi i rendit dhe ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është dhe do të mbetet prioriteti ynë primar si qeveri, si parakusht për zhvillim, progres të vendit tonë”.

“E falënderoj shtetin gjerman për këtë donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro, shpresoj që bashkëpunimi ynë vetëm do të thellohet dhe rezultatet vetëm do të rriten”.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ky donacion nuk do të kontribuojë vetëm në sigurinë e shtetit të Kosovës, por në sigurinë e përgjithshme.

“Bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht i ngusht”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika