Të hënën e 22 gushtit, Policia e Kosovës me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur ka publikuar foton e së miturës së zhdukur me qëllim të gjetjes së personit të zhdukur.
Policia e Kosovës ka publikuar inicialet A.I, viti i lindjes së të miturës është viti 2009 dhe adresa e banimit është qyteti i Gjilanit.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.