Policia e Kosovës: Serbët do ta bllokojnë rrugën në Graçanicë përkohësisht, për shkak të një proteste të paralajmëruar  

Serbët e Graçanicës do të bllokojnë përkohësisht rrugën Prishtinë-Gjilan, si një formë proteste për arrestimin e Dragisha Milenkoviqit, i cili është akuzuar për krime lufte në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se bllokimi i rrugës bëhet nga ora 11:30

Graçanicë, 21 qershor 2023.

Serbët e Graçanicës do ta bllokojnë rrugën Prishtinë- Gjilan, në shenjë protestë për shkak të arrestimit të Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përkohësisht do të bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, duke nisur nga ora 11:30.

Kjo, për shkak të protestës që është paralajmëruar nga serbët sot në Graçanicë. Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

Njoftim për bllokim të rrugës

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj, për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika