Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës

Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka gëzuar fëmijët e të gjitha komuniteteve në veri të Mitrovicës, duke u dhënë atyre dhurata

Foto të publikuara nga Policia e Kosovës

Jemi në prag të festave të fundvitit, dhe me këtë rast Policia e Kosovës ka shpërndarë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës.

Policia nëpërmjet një njoftimi për media ka thënë se së bashku Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Sipas njoftimit të policisë, njësitet policore të Mitrovicës, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve dhe në Lagjen e Doktorëve.

Foto e publikuar nga Policia e Kosovës

“Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, me qellim që policia të jetë sa më afër  familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, familjeve të tyre si dhe fëmijëve të tjerë shfrytëzoi  mundësin e  implementim të Projektit “Të Festojmë së Bashku”, duke shpërndarë  dhurata për fëmijë me rastin e festave të fundvitit.

Foto e publikuara nga Policia e Kosovës

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij projekti edhe policët nga Stacionet Policor Prizren, Suharekë, Dragashë dhe Mamushë kanë shpërndarë dhurata për fëmijët.

“Dhuratat shpërndahen për fëmijët bonjak në SOS fshatra, fëmijët me Down Syndrome dhe autizëm, fëmijët të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve ( repartet pediatrike), fëmijëve të policëve të rënë në detyrë (fëmijëve të policit-dëshmor Sami Thaqi)”, ka njoftuar polica.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë shpërndarjes së dhuratave janë përfshihen edhe fëmijët e minoriteteve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika