Policia e Shqipërisë, ka njoftuar se ka realizuar një megaopracion me emrin ‘Qarku’, i cili sipas komunikatës se tyre, ka qenë i suksesshëm.
“Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e arrira në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, porodhimit dhe trafikimit të kanabisit”, ka thënë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Hamdi Fjora.
“Operacioni u zhvillua në katër faza. Faza e katërt e këtij operacioni, e koduar “Blerani”, është finalizuar mbrëmjen e djeshme, me goditjen e një grupi të mirorganizuar kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe paketimin e kanabisit për shitje”.
“Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër”.
Gjithashtu është bërë e ditur nga policia e shtet se janë kapur n në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase.
Ata kanë përfunduar se duke treguar operacioni do të vazhdojë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.