Policia: Festimet e Vitit të Ri kaluan të qeta, pa incidente me pasoja fatale

Festimet e Vitit të Ri në Kosovë kaluan pa incidente fatale, me disa raste të lëndimeve dhe dëmeve materiale, të cilat po trajtohen nga Policia

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar, më 1 janar 2025, se festimet për Vitin e Ri kaluan kryesisht pa incidente të rënda.

Sipas raportit të Policisë, si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike kanë ndodhur disa raste të lëndimeve trupore dhe dëme materiale, por nuk janë shënuar pasoja fatale.

“Mund të veçohet disa raste ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ zjarr vënie, lëndim trupor, armëmbajtje pa leje etj, të cilat në konsultim me prokurorin policia ka iniciuar raste për trajtim dhe kompetencë të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia, ka theksuar se ka zbatuar masa të shtuara sigurie dhe mbikëqyrje në rajone të ndryshme, theksoi se ka iniciuar disa raste për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

PK-ja apelon për respektim të ligjit dhe rregullave të trafikut.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika