Policia gjatë patrullimit me KFOR-in ndalon një veturë duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një veturë e cila drejtohej nga një serb ndërsa në ulësen e pasagjerit gjendej edhe një serb tjetër janë vërejtur nga policia duke hyrë përmes fshatit Izvor në Zubin Potok nga Serbia në Kosovë.

Policia ka njoftuar se gjatë së premtes pasdite deri sa një njësi Kufitare së bashku me KFOR-in ishin duke patrulluar, kishin vërejtur veturën duke hyrë në Kosovë jashtë pikës së kalimit kufitar, të cilën pastaj e kanë ndaluar.

“Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KROR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës jashtë Pikës së Kalimit Kufitar. Vetura është ndaluar, e njëjta drejtohej nga i dyshuari mashkull serb dhe në të ishte edhe një pasagjer mashkull serb”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe prokurori kujdestar.

Pasi i kishte marrë informacionet nga ekipet policore, prokurori kujdestar ka sugjeruar që rasti të iniciohet si “Kalim ilegal i kufirit”.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka sugjeruar qe rasti të iniciohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika