Policia gjen arsenal armësh në Zveçan, disa prej tyre të kalibrit të NATO-s

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskaur një sasi të konsiderueshme armatimi në Zveçan. Në mesin e armëve të kapura në një shtëpi të pa-banuar në këtë komunë të veriut, kishte edhe armë të kalibrit që përdorin vendet e NATO-s. Ky arsenal armësh u prezantua në Drejtorimë e Policisë në veri, derisa u tha se nuk ka të arrestuar por vetëm të dyshuar. Deri te zbulimi i armatimit çuan informacionet e Agjencisë së Inteligjencës

Informacionin e pranuan nga Agjencia e Intelegjencës ndërsa bastisjen në Zveçan e organizuan vetë.

Çka u gjetë gjatë aksionit të Policisë së Kosovë në një shtëpi të pa-banueshme u prezantuan në Stacionin Rajonal në Veri.

Rezultati është ky: katër armë automatike, dhjetëra karikatorë, qindra plumba të kalibrave të ndryshëm, lëndë shpërthyese, granata dore, mjete të mprehta, veshje e çanta për mbajtje të armatimit.

Duke pasur për bazë sasinë e tij, zëvendësdrejtori rajon i Policisë nuk e përjashton mundësinë që shtëpia të ketë qenë në shërbim si depo.

“Ne nuk kemi të arrestuar për momentin por kemi persona të dyshimtë. Aty në mesin e armënve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikovë po e zëmë edhe municion 5×56 që i bie kalibër i NATO-s”, ka deklaruar Veton Elshani, Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale në veri.

Për arsenalin e armëve të gjetur në Zveçan ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Shtëpia e pabanueshme, sipas Sveçlës ka shërbyer si bazë e armatimit, dhe është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale.

Por, Sveçla ka pranuar një kërcënim me jetë në postimin përmes të cilit njoftoi për konfiskimin e armëve.

“Unë personalisht do të të dënoj, (likuidoj), vetëm momenti pritet”, thuhet në kërcënimin e bërë nga një profil që mban emrin e organizatës së shpallur terroriste, “Brigada e Veriut”.

Në vendin e bastisjes përpos institucioneve vendore të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika