Policia gjen eshtra të vjetra në fshatin Qubrel të Skenderajt

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se eshtrat e gjetura në Skenderaj tashmë janë në duart e njësisë së krimeve të luftës, gjersa të njëjtit do të merren edhe me rastin

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Eshtra të vjetra njerëzore janë gjetur në fshatin Qubrel të Skenderaj, mëngjesin e së premtes.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtrat.

“Fsh. Qubrel, Skenderaj 12.05.2023 – 10:00. Raportohet se në skaj rrugës janë gjetur disa eshtra të vjetër një kafkë dhe dyshohet se janë mbetje të vjetra të njerëzve. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtërtat (mbetjet kockore) dhe do të merre me rast”, thuhet në raport.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është inicuar si “Gjetje e kockave”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika