Policia gjen mjete eksploduese në veri

Deri më tani janë gjetur mjete të dyshimta eksploduese në veri të vendit nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit

Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit, deri më tani janë gjetur mjete të dyshimta eksploduese.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.

“Mjete eksploduese deri tani”, ka thënë shkurt Elshani.

Më herët, Elshani ka thënë se ky aksion lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, i cili udhëhiqej nga Millan Radojçiq.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, nga Samadrexha e Vushtrrisë, i cili tashmë është shpallur hero. Ndërsa, i plagosur ka mbetur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Ndërkaq, nga aksioni i Policisë së Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist serb.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika