Policia gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion gjatë një bastisjeje në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë një bastisje në fshatin Zamenicë të Leposaviqit ka gjetur narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot [e hënë], gjatë një bastisje në fshatin Zamenicë të Leposaviqit, ka gjetur narkotikë, armë zjarri dhe municion.

Sipas komunikatës për media, bastisja njoftohet se ka ndodhur të hënën pas pranimit të informacioneve se një i dyshuar ka në posedim substanca narkotike.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit marihuanë me peshë rreth 2600 gramë, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47, me gjithsej 23 fishekë dhe një radiolidhje.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës’. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës”, thuhet në njoftim.

Foto nga Policia e Kosoves

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika