Policia gjen përsëri uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar uniforma ushtarake, municion dhe pajisje të tjera ushtarake në Zubin Potok. Në komunikatën për media të PK-së thuhet se i dyshuari nuk është hasur në lokacionin e dyshuar por që në pronën e tij në mal janë gjetur pajisje ushtarake të mbuluara me dhe.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Tutje në njoftim thuhet se dëshmitë e sekuestruara janë “niformë ushtarake – Pjesë të pushkëve të gjata – Jelek taktik – Gas maska – Një tytë e pistoletës, – Një palë pranga dhe – 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm”.

“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake. Në vendin e ngjarjes është thirrë njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme. Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë: – Uniformë ushtarake – Pjesë të pushkëve të gjata – Jelek taktik – Gas maska – Një tytë e pistoletës, – Një palë pranga dhe – 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim”, vijon njoftimi.

Për këtë aksion në Zubin Potok ka treguar edhe gazetari i Televizionit Dukagjini, Unitet Berisha i cili shpalosi disa detaje nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika