Policia i arreston tre hajnat e fshatrave të Komunës së Vitisë

Tre hajnat e fshatrave të Komunës së Vitisë janë arrestuar nga polica ku ata me urdhër të Prokurori i Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’





Arrestohen tre të dyshuar për trembëdhjetë raste të ,,Vjedhjeve’’ dhe ,,Vjedhjeve të rënda’’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka arrestuar tre presona të dyshuar për 13 rast të vjedhjeve në komunën e Vitisë më 25 nëntor të vitit 2022.

“Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune mirë të organizuar operacionale sot me datën 25.11.2022 kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar N.S. (1997), A.Q. (2004) dhe S.Q. (2004)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia të dyshuari i ka arrestuar vetëm pasi ka arritur siguronte provat e mjaftueshme sipas policisë.

“Ata dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer trembëdhjetë (13) raste të ,,Vjedhjeve’’ dhe ,,Vjedhjeve të rënda’’ në disa fshatra të komunës së Vitisë”, theksohet në komunikatën e tyre .

“Tek të dyshuarit si prova materiale për Gjykatë janë siguruar dëshmi të shumta të sendeve të cilat dyshohet se janë të vjedhura të cilat janë konfiskuar dhe në ditët në vazhdim do te ju kthehen pronarëve legjitim”, kanë shtuar ata në komunikatë.

Ndërsa i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika