Policia e Kosovës ka identifikuar personin që u gjend i vdekur këtë të diel në një banesë në Prishtinë.
Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është M.Palokaj, vëllai i këngëtarit të njohur Viktor Palokajt, i njohur me emrin artistik “Unikkatil”.
Ende nuk dihen detaje dhe rrethanat e vdekjes, ndërsa ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e rastit.
Në ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima është gjetur rreth orës 18:00 pa shenja jete në një banesë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.