Policia e Kosovës ka njoftuar se sot [e hënë] kanë ndaluar pesë automjete të ndryshme, në të cilat, kishte mallra dhe mjete bujqësore të ndryshme në fshatin Kushoticë të Leposaviqit.
Sipas komunikatës të lëshuar për media, njësitet policore të Departamentit të kufirit në ndalimin e pesë automjeteve të ndryshme kishte mallra sikurse: motor (kultivator); trembëdhjetë (13) copë, kositëse për bari të mëdha (mullqera) gjashtë (6) copë, freza bujqësorë tri (3) copë, shata për freza dyqind (200) copë, Motosharrë dore një (1) copë, motokultivator një (1) copë, motoçikletë me katër rrotë për fëmijë një (1) copë.
Sipas komunikatës, rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit-tentim”.
Po ashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme [e hënë] në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet (20) metra kubë dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa) në fshatin Metergovc të Podujevës.
“Në një rast tjetër, disa orë më herët, patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, K.K. Podujevë, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet (20) metra kubë dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa)”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se “Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Kontrabandë me mallra’, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”.