Policia inicion pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve në Prizren për prishje të rendit dhe të qetësisë publike

Janë inicuar pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve ne sheshin “Shatërvan” në Prizren, për prishje te rendit dhe qetësisë publike

Janë inicuar pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve ne sheshin “Shatërvan” në Prizren, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Me datë 02.08.2023, Policia është njoftuar se ne sheshin “ Shatërvan” në Prizren, në disa lokale dëgjohet zhurmë dhe është duke u prishur rendi dhe qetësia publike”, njofton Policia e Kosovës.

Policia menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, pronarëve të lokaleve u është tërhequr vërejtja, mirëpo të njëjtit edhe përkundër kësaj kanë vazhduar duke e prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë të lartë.

“Në ketë rast policia ndaj kundërvajtësve (pronareve të lokaleve) ka iniciuar raste për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike dhe Mos Përfillje te Urdhrave te Ligjshme, pas kompletimit rastet janë proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika