Policia jep detaje, gruaja që u vra në Ferizaj ishte 21-vjeçare

Policia ka konfirmuar se gruaja që u vra në Ferizaj ishte 21-vjeçare, ndërsa vëllai i saj që u plagos është 15-vjeçar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gruaja e vrarë të premten pasdite në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj ishte 21-vjeçare, me inicialet E.C.

Policia më tej ka konfirmuar se i dyshuari me inicialet V.A është 36-vjeçar.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 Policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, dhe për pasojë një person E.C (F/K) e moshës 21-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Përveç saj, në vendin e ngjarjes është plagosur edhe 15-vjeçari D.C., i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, i dyshuari për vrasjen, fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur e më pas është arrestuar nga policia.

“Ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonalë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36-vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth, dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, ka vijuar policia.

Më herët, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi, konfirmoi për Portalin Dukagjini se i plagosuri është vëllai i viktimës.

“Në spital ka ardhë vëllai i së ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakahraun e djathtë, në dorë domethënë. I është largu plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj”, tha Arifi.

Ndërkaq, sipas tij, gruaja ka qenë pa shenja jete në vendin e ngjarjes dhe nuk është dërguar fare në spital.

Sipas Arifit, pasi është marrë nga ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ajo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika