Policia jep detaje nga aksioni kundër fajdeve në Prishtinë ku u arrestuan katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prishtinë gjatë një aksioni kundër veprës penale “Fajdeja”, ku janë sekuestruar armë, para, dokumente, vetura dhe bimë narkotike

Pamje nga Policia e Kosovës, Prishtinë 19 korrik 2024.

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të premte katër persona në Prishtinë, të njëjtit u kapën gjatë një aksioni kundër “Fajdes”.

Gjatë aksionit, i cili është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit, u sekuestruan armë, para, vetura dhe bimë narkotike

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale Fajde dhe Detyrim. Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Katër të arrestuar për fajde nga aksioni i Prokurorisë në disa lokacione në Prishtinë

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika