Policia jep detaje nga shkëmbimi i zjarrit në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shkëmbimin e zjarrit, i cili ndodhi të shtunën në Zubin Potok

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shkëmbimin e zjarrit, i cili ndodhi të shtunën në Zubin Potok, mes policisë dhe disa personave të dyshuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, ku disa persona të dyshuar kanë bërë rezistencë të armatosur.

Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur disa automjete të dyshuar duke lëvizur  dhe në përpjekje për ti ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga personat e dyshuara me ç’rast policia  në vetëmbrojtje janë obliguar të përdorin armët zyrtare duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre të dyshuarin mashkull kosovar/s, ku gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, ndërsa janë konfiskuar dy automjete tjera të cilat të dyshuarit tjerë i kanë braktisur dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve të shkaktuara në automjetin e policisë nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Me vendim të prokurorit  delet me kamion janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika