Policia e Kosovës ka njoftuar se një person apo persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet se ka qenë shok bombë.
Sipas njoftimit, nuk ka pasur as të lënduar e as dëme materiale, teksa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50
“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitet kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.