Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Prishtinë

Dje në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit ka vdekur një person. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti tashmë është nën hetime

Pamje nga aksidenti

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një person.

Në raportin ditor të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe se rasti është nën hetime.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në Prishtinë.

Një veturë e ka goditur semaforin dhe i njëjti më pas ka goditur një qytetar.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.

Lexo më shumë: Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Ajo, në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin, ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me policinë dhe kanë dërguar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika