Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që la një të vdekur në Fushë-Kosovë, të martën e 30 janarit.
Policia njofton se njëri nga vozitësit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe një këmbësori, i cili nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.