Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në mes të një furgoni e treni në Klinë

"Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor", thuhet në raportin e policisë

Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një furgon me një tren.

Në këtë aksident humbën jetën një burrë e një grua.

Policia thotë se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar mbi hekurudhë, dhe është goditur nga treni.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti mes trenit dhe kombit në Klinë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika