Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën Ferizaj-Shtime

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, kur drejtuesi i njërës nga veturat, për arsye deri më tani të panjohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat e tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e së mërkurës në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur katër persona.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, kur drejtuesi i njërës nga veturat, për arsye deri më tani të panjohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat e tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të panjohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat e tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raport.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tri viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete.

Ndërsa tre të lënduar të tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika