Policia jep detaje për aksionin në veri, armë e municion gjenden në kulmin e një ndërtese

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë e municion në kulmin e një ndërtese në veri të Mitrovicës.

“Më datën 21.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Mitrovicë Veri. Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar sipas Policisë janë një AK-47, pesë karikatorë me municion të AK 47, 136 fishekë të AK- 47, një çantë krahu, dy radio-lidhje të dorës, një radio lidhje për veturë, dy mbushës radiolidhjesh dhe një tytë shtesë e AK-47.

Sipas Policisë deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika