Policia jep detaje për djegien e kamionëve te “Shkëmbi i Dudës”: Nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e kamionëve te barrikada e vendosur te "Shkëmbi i Dudës" në Mitrovicën e Veriut. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar

FOTO: RTV DUKAGJINI

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e hershëm të së enjtes në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur kamionë të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.

Tutje thuhet se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini më herët kanë raportuar nga vendi i ngjarjes se janë djegur kamionët në barrikadën e vendosur te “Shkëmbi i Dudës” që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarit, Komuna e Zveçanit e vendosur nga serbët lokalë më 27 dhjetor.

Në vendin e ngjarjes pas rastit ishin prezente edhe dy patrulla të EULEX-it.

Digjen kamionët në njërën nga barrikadat në veri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika