Policia jep detaje për djegien e tri veturave në Leposaviq, dy prej tyre me targa RKS

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri rast kishte ndodhur në orët e hershme të së shtunës afër çerdhes së fëmijëve, me ç’rast, një veturë tjetër me targa RKS që ishte pranë saj ishte kapluar nga zjarri. Ndërsa djegia e veturës tjetër kishte ndodhur afër një qendre sportive. Kjo e fundit është djegur nga persona të dyshuar

Foto nga arkiva

Tri veturave të tjera, në raste të ndara, u është vënë zjarri në Leposaviq.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri rast kishte ndodhur në orët e hershme të së shtunës afër çerdhes së fëmijëve me ç’rast, një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte pranë saj ishte kapluar nga zjarri.

Ndërsa, rasti i djegies së një veture tjetër, sipas PK-së, ka ndodhur afër qendrës së sporteve nga disa persona të dyshuar që e kishin djegur atë.

“Më 1 prill 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur, në dy rate të ndara, janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb. Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin. Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Në të dyja rastet, zjarri është fikur nga zjarrfikësit, gjersa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e duhura policore.

Rastet vazhdojnë të hetohen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika