Policia jep detaje për mjetin shpërthyes që u largua mbrëmë në Shtime

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm ku në Shtime të Komunës së Ferizajt, u largua një mjet shpërthyes që dyshohej se ishte që nga Lufta e Dytë Botërore

Mbrëmë është raportuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka larguar mjetin shpërthyes në Shtime, i cili dyshohej se daton që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më shumë: FSK-ja largon mjetin shpërthyes në Shtime, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se fillimisht një persona kishte hasur në këtë mjet.

Përveq njësiteve përkatëse policore dhe FSK-së, në vendin e ngjarjes kur u largua mjeti shpërthyes ishin dhe njësitet e KFOR-it.

Shtime / 11.04.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer-predhë që dyshohet të jetë nga lufta e dytë botërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, KFOR-i dhe njësiti i FSK-së, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin policor.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika