Policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi në tregun e kafshëve në Prizren

Policia njofton se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit në mes të tregtarëve të kafshëve. Fillimisht, viktimat dhe të dyshuarit janë rrahur mes vete dhe më pas të dyshuarit kanë hedhur mjetin shpërthyes, i cili u raportua se ishte granatë dore, por policia ka thënë se është “lloj i panjohur”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin në tregun e kafshëve në Prizren.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë dy të dyshuar dhe jo tre siç është raportuar deri më tani.

Sipas policisë, njëri është i ndaluar dhe tjetri në kërkim. Personi i ndaluar është R.M., i lindur në vitin 1982, nga Gjilani.

Ai është shoqëruar në polici, ku gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuar, ku janë realizuar bastisje në shtëpinë e tij.

“Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre ju njoftojmë se policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle edhe ne komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur ne vitin 1982, i cili është shoqëruar ne polici për procedura te mëtejme hetimore dhe, me vendim te prokurorit të Shtetit ndalohet ne afat prej 48-ore, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij. Policia rajonale ne Prizren së bashku me prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit në mes të tregtarëve të kafshëve. Fillimisht, viktimat dhe të dyshuarit janë rrahur mes vete dhe më pas të dyshuarit kanë hedhur mjetin shpërthyes, i cili u raportua se ishte granatë dore, por policia ka thënë se është “lloj i panjohur”.

10 persona kanë pësuar lëndime, ku pesë prej tyre u dërguan në QKUK, ndërsa pesë të tjerë u liruan për në shtëpi nga Spitali i Prizrenit.

Tutje, thuhet se aktualisht, dy prej të lënduarve po marrin trajtim në QKUK.

 “…Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë transportohen për trajtim te mëtejmë ne QKUK. Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht. Në vendin e ngjarjes kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika