Policia jep detaje për përfshirjen nga zjarri të vilës në Bogë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur detajet rreth raportimit të zjarrvënies në një vilë në Bogë, mbrëmjen e 5 janarit

Mbrëmjen e së enjtes, ishte përfshirë nga zjarri një vilë në Bogë të Pejës.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka thënë se raportimi kishte ardhur nga një kosovar, i cili kishte vërejtur tymin nga jashtë.

“Fsh. Bogë, Pejë 05.01.2023 – 20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë brenda në vilën e viktimës mashkull kosovar, e ka ndezur kaminin dhe në ndërkohë ka vërejtur se jashtë është një tym. Ankuesi së bashku me personat që ishin brenda kanë dalë jashtë dhe kanë vërejtur se vila është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjersa rasti po vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika