Policia jep detaje për plagosjen e 37-vjeçarit në Prishtinë

Të dielën e tetë janarit, një person ka mbetur i plagosur në një lokal në kryeqytet, si pasojë e një përleshjeje verbale me disa persona të panjohur, të cilët ende janë në kërkim policor

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në një lokal në lagjen “Emshir” në Prishtinë, në mbrëmjen e së dielës së tetë janarit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i plagosuri është shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ai teksa po qëndronte me shokët e tij në një lokal, ka pasur një konflikt verbal me disa persona, të cilët ua kanë drejtuar armët.

Nga ky konflikt, viktima është qëlluar në këmbë, ku si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, e më pas është liruar.

Ndërkaq, të dyshuarit ende gjenden në arrati dhe në kërkim policor.

“Ankuesi shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij, kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal, personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë. Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar. Të dyshuarit janë në kërkim policor”, thuhet në raport.

Ndryshe, lajmin për portali Dukagjini, të dielën, e kishte bërë të ditur edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se viktima tashmë është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e kryeqytetit.

“Rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për t’i ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika