Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi dje në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari për plagosjen që ndodhi dje në lagjen "Dardania" në Prishtinë gjendet ende në arrati, ndërsa viktima, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi dje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari për tentim vrasje gjendet ende në arrati, ndërsa viktima, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Lagjia Dardani, Prishtinë  29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika